Këto do të jenë Top 10 qytetet më të populluara në vitin 2030

Popullsia e Tokës po rritet vazhdimisht, dhe parashikohet që deri në vitin 2050 në planetin tonë të kemi 10 miliard njerëz. Por, rritja do të jetë më e madhe në disa qytete.

Sot, Tokio është qyteti më i populluar në botë me 38 milion banorë. Nju Jorku është në top 10 me rreth 8.5 milion banorë. Por, në tri dekadat e ardhshme kjo gjendje do të ndryshon.

Derisa numri I banorëve në SHBA dhe Evropë stagnoi, numri i banorëve në Lindjen e Afërt, Azi dhe Arikë po rritet në mënyrë rapide. Deri në vitin 2030, këto do të jenë top 10 qytetet më të populluara në botë sipas vlerësimeve të World Urbanization Prospects nga Kombet e Bashkuara:

Meksiko Siti, Meksiko, 23.9 milionë banorë

Lagos, Nigeri, 24.2 milionë banorë

Kajro, Egjipt, 24.5 milionë banorë

Karaçi, Pakistan, 24.8 milionë banorë

Daka, Bangladesh, 27.4 milionë banorë

Pekin, Kinë, 27.7 milionë banorë

Mumbai, Indi, 27.8 milionë banorë

Shangai, Kinë, 30.8 milionë banorë

Nju Delhi, Indi, 36.1 milionë banorë

Tokio, Japoni, 37.2 milionë banorë

Sipas Institutit global për qytetet, Kinshasa, qytet i Kongos, do të jetë qyteti më i populluar në Tokë deri në vitin 2075.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button