Shekerinska dhe Remenska paralajmëruan padi për njërin portal në RMV për “Reket”

Pas kryeministrit Zoran Zaev, edhe bashkëpartiaket, ministrja Radmilla Shekerinska dhe deputetja Frosina Remenski,  kanë paralajmëruar padi për portalet që deklarojnë se këto janë të përfshirë në rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

“Do ta padis ‘Republikën’ për gënjeshtrat e tyre, pasi reagimet deri te ata janë të panevojshme dhe të kota. Të gjithë e dimë se me tekstet e tyre ta panënshkruara, kanë punuar për pronarët e tyre ‘të panjohur’. Pronarët na e vodhën shtetin, ndërsa ata e kanë për detyrë të gënjejnë. Gënjejnë e manipulojnë me qëllim të vetëm që e shohim në vepër çdo ditë nëpër gjyqe: të pamundësojnë, shtyjnë e pengojnë çfarëdo procedure për krimin, korrupsionin dhe keqpërdorimet që i dëgjuam në ‘bomba’ dhe i pamë në vepër gjatë 10 viteve të kaluara. Krijuan strukturë mafioze e cila merrte firma dhe shkatërronte jetë brenda natës, e cila kontrollonte, shantazhonte dhe paguante gazetarë, e cila dinte vetëm të paguajë, blejë ose shesë…dhe tani dëshiron të ikë nga drejtësia dhe përgjegjësia. Çka do të bëjë? Të njëjtën gjë, por me më shumë gënjeshtra dhe më shumë para. Nuk patën sukses deri tani. Nuk do të kenë as tash!”, ka postuar Shekerinska.

Frosina Remenski, sikurse Shekerinska e Zaevi, ka reaguar në lidhje me shpifjen e portalit “Republika”, siç i quan ajo.

“Kërkoj që gazetari që është autori i tekstit në portalin “Infomaks” dhe portalin “Republika” që ka publikuar titull shpifës ta tërheqin menjëherë dhe të kërkojnë falje pasi në të kundërtën bashkëngjitëm në padinë e përbashkët për shpifje të kryeministrit Zoran Zaev dhe tjerëve”, deklaroi Remenska.

Sot në disa media online, janë shpërndarë material ku shfaqen lidhje të funksionarëve të lartë të LSDM-së me rastin Reket. Ndaj tyre, ka reaguar edhe kryeministri Zaev duke e llogaritur si shpifje.

LEXO: Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”
LEXO: Shkarkimi e zëvëndësimi i Katica Janevës dhe fati i PSP-së, pas rastit “Reket”
LEXO: Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Katica Janevën

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button