Lëvizja BESA: Të hetohet kryetari Asani, i cili për dy vjet ka rritur pasurinë për 60 mijë euro

Dega e Lëvizjes Besa (LB) në Tearcë, përmes një komunikatë kërkon nga autoritetet shtetërore të nisin hetime ndaj kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, i cili për dy vjet, sipas tyre ka arritur të rritë pasurinë për 60 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Në mënyrë të shpejt dhe mjaftë të çuditshme, kryetari i komunës së Tearcës brenda dy vitëve qenka pasuruar më shumë se çdo kryetar komune tjetër, duke shumëfishuar pasurinë e tij me 60.000 euro dhe duke vazhduar “avazin” e vjetër e kuadrove të BDI-së që po pasurohen në kurriz të qytetarëve”, deklarojnë nga LB.

LB përkujtojnë se kryetari i Tearcës po pasurohet, në kohën kur qytetarët e komunës së tij kanë mungesë të kushteve elementare për jetë, kushte që duhet të sigurohen nga shërbimet komunale. Ata kërkojnë nga institucionet që të hetojnë mënyrën se si është pasuruar Asani.

“Gjithashtu, Lëvizja BESA – Tearcë i bën apel edhe “Komisionit Antikorrupsion” që të nis hetim ndaj kryetarit aktual dhe të zbardhë të vërtetën e pasurimit të tij për një afat shumë të shkurtër. U bëjmë apel edhe gjitha institucionëve përgjegjëse që të zgjidhin problemin e ujit të pijshëm që sipas analizave uji është ndaluar për pije nga ndotja me fekale”, deklarojnë nga Lëvizja Besa, dega Tearcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button