Në këtë shtet, më në fund gratë mund të udhëtojnë vetëm

Një ndryshim i vogël, por që gjithsesi shënon një fillim të shkëlqyeshëm për gratë e Arabisë Saudite. Deri dje, për gratë e Arabisë Saudite, të udhëtuarit vetëm ishte një ëndërr, jo e arritshme, për fat të keq. Në fakt, ligji kërkonte që të gjithë ata që donin të udhëtonin mund ta bënin këtë vetëm nëse shoqëroheshin nga kujdestarë meshkuj, si babai, vëllai ose fëmija, transmeton Revista Class.

Sot më në fund ky ligj nuk ekziston më dhe gratë arabe do të jenë në gjendje të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe të vetme. Dispozita, e shpallur në 2 gusht 2019, do të hyjë në fuqi 90 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare: Gratë arabe do të duhet të presin disa javë për të parë ëndrrën e tyre për të udhëtuar vetëm, të bëhet e vërtetë.

Ligji vlen për të gjitha gratë që kanë mbushur 21 vjeç dhe prezanton edhe lajme të tjera interesante, të arritjeve për universin femëror arab.

Për shembull, ata mund të marrin dokumente familjare, të aplikojnë për pasaportë dhe të regjistrojnë divorcet dhe lindjet në institucione. Të gjitha këto aktivitete më parë, ishin të mundshme vetëm në prani të një burri.

Arsyeja pse u vendos për të ndryshuar këtë ligj është fakti se ky vend është gjendur shpesh në mesin e presioneve të shumta ndërkombëtare me qëllimin për t’i siguruar grave arabe të drejta të barabarta si të gjitha gratë e tjera të botës dhe të kombësive të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button