200 $ për të notuar përkrah tigrit

Një park zoologjik në Florida, SHBA, ofron gjysmë ore not në shoqërinë e një këlyshi tigri, në këmbim 200 dollarëve, në atë që është një prej ofertave më të çuditshme ndonjëherë të bëra prej një institucioni të tillë.

I ndodhur në periferi të qytetit të Tampës, parku reklamon ofertën e tij si “një mundësi të rrallë” për të takuar nga pranë, për të luajtur dhe për të notuar me një tigër.

Çdo njeri që dëshiron thjesht të shikojë spektaklin, duhet të paguajë dhjetë dollarë shtesë.
Në çmimin e “kripur” përfshihen të paktën xhirimet me video dhe dhjetëra fotografi të realizuara gjatë këtij lloji të veçantë argëtimi.

Megjithatë, ideja fitimprurëse e parkut ka gjetur një reagim të dyfishtë. Ndërsa nga njëra anë shumë të apasionuar pas kafshëve e kanë vlerësuar këtë rast unik për të notuar dhe luajtur me një tigër, shumë ambientalistë janë shprehur kundër shfrytëzimit të kafshëve, kundër vullnetit të tyre, për qëllime përfitimi.

Sipas ambientalistëve, noti në ujë me klor për një këlysh tigri është stresues dhe mund të sjellë dëme afatgjata për shëndetin e gjitarit./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button