Policia arrestoi në Tetovë shtetasin gjerman që kërkohej nga Interpoli

Më 21 gusht, autoritetet policore në vend, në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane, arrestuan shtetasin gjerman 55 vjeçar R.V.L, i cili ishte anëtar i grupit kriminal ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

Shtetasi gjerman kërkohet me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak trafikimit të 700 kilogramëve kokainë nga Amerika Jugore në Hamburg të Gjermanisë.

Shtetasi gjerman para se të arrestohej, kishte qenë në Maqedoninë e Veriut disa muaj, më saktë në Kodrën e Diellit, duke shfrytëzuar identitet të rrejshëm.

Gjatë arrestimit të tij, u gjetën një sasi e vogël e kokainë dhe marihuanë, si dhe pesë telefona, dy kartela për pagesë, para, laptop, pasaportë gjermanë me emër të ndryshëm, leje qarkullimi  të falsifikuar të Polonisë dhe mjete tjera.

Pas arrestimit, shtetasi gjerman është në Sektorin për bashkëpunim policor ndërkombëtare pranë Ministrisë së punëve të brendshme në RMV, për ndjekjen e procedurave.

R.V.L. u dorëzua para gjykatës, ku u vendos 30 ditë paraburgim për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button