Deskoska: Nuk ka zhvillim në bisedimet për PSP-në

Pushteti dhe opozita edhe sot nuk janë marrë vesh për propozim-ligjin për Prokurori Publike, në kuadër të të cilit parashihet edhe zgjidhja e statusit të Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

“Kemi biseduar për çështjet e hapura që nga fillimi, në mesin e të cilave ka qenë edhe statusi i lëndëve që i udhëheq PSP. Dallimet kyçe kanë të bëjnë mu me këtë çështje. Dëshira e palës tjetër është që lëndët të mos mbarojnë në mënyrë efikase. Linjat tona janë se drejtësia patjetër dueht të vijë, pa dallim se te cili do të mbarojë”, theksoi Deskoska.

Ajo rikujtoi në propozimin e Qeverisë, se statusi i PSP-së duhet të zgjidhet nëpërmjet bashkimit të saj me Prokurorinë për Krim të Organizuar.

“PSP të bashkohet me këtë Prokurori dhe atë e kemi ofruar në bisedime. Kemi biseduar edhe për mandatet e prokurorëve, statusin e personave të punësuar në PSP, idenë që këto persona të vazhdojnë me punën e tyre, të mos ketë ndalim ligjor të punës. Për hetuesit në lojë janë dy opsione, të transferohen tërësisht në Prokurorinë për Krim të Organizuar ose të kthehen në MPB, prej atje ku kanë ardhur, ndërkaq më pas të formohet qendër hetuese në kuadër të Prokurorisë për Krim të Organizuar”, tha Deskoska.

Ministrja tha se nuk ka pajtueshmëri në lidhje me lëndët që i udhëheq PSP.

“Propozimi ynë është që ato lëndë të transferohen dhe të vazhdojnë nga pika ku kanë arritur në PSP, të mos ketë zvarritje dhe ngadalësim në procedura. Vërejtjet që i ka VMRO-DPMNE kemi porositur që të dërgohen si amendamente. Ligji nesër hyn në procedurë kuvendore, amendamentet duhet që të dorëzohen deri të enjten. Shpresoj se nesër të gjitha partitë të mbledhin forca për ardhmërinë e shtetit tonë në rrugën euro-integruese dhe se do ta miratojnë këtë ligj”, theksoi Deskoska.

Përndryshe, për votimin e këtij ligji nevojitet shumicë e dy të tretave (80 vota) dhe për këtë arsye insistohet të arrihet marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës.

Opozita kërkon që Vilma Ruskovska të mos udhëheqë me prokurorinë e re, për dallim nga qeveria, ndërsa të gjithë prokurorët e PSP-së, stafi tjetër dhe gjithçka që posedon ajo të mos hyjnë automatikisht, por që të gjithë të aplikojnë sërish. Por, sipas “Vërtetmatësit” kjo kërkesë ka për qëllim vjetërsimin e lëndëve të PSP-së.

VMRO kërkon shpëtim për të “vetët”!

Duket më së shumti problem do të ketë me kërkesën e opozitës që çështjet të cilat i ka hapur PSP-ja deri më 30 qershor 2017 tani të kalojnë në Prokurorinë e rregullt dhe më pas të mbyllen. Qeveria beson se opozita dëshiron të shpëtojë kriminelët nga ish-qeveria, ndërsa opozita mendon se PSP-ja është e komprometuar plotësisht dhe se është logjike që çështjet të kalohen në Prokurorinë e rregullt, e cila aktualisht drejtohet nga Lubomir Joveski.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se qeveria po shqyrton mundësi të tjera nëse nuk ka kompromis për ligjin e prokurorisë, përkatësisht nëse nuk kalon në Parlament. Ajo nuk tregoi cilat masa, duke i dhënë hapësirë ​​dialogut.

Pritet shkarkimi apo skadimi i mandatit të Janevës?

Raporti i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në lëndën “Reket” dhe për hetimin e hapur kundër Katica Janevës është dorëzuar në Këshillin e prokurorëve publikë. Këshilli i Prokurorëve Publikë në bazë të këtij raporti do të duhet të vendosë nëse do të kërkojë shkarkimin e Janevës nga pozicioni i saj në PSP.

Sa për rikujtim, mandati i saj skadon në 15 shtator të këtij viti, prandaj ka spekulime se ajo nuk do të shkohet në shkarkimin saj dhe emërim të ushtruesit të detyrës kryeprokuror sepse procedura është e gjatë dhe e ndërlikuar dhe pyetja është nëse tani duhet të kalohet rrugë aq e gjatë kur edhe ashtu pas tre javësh asaj do t’i skadojë mandati.

E deri sa të vendoset kjo, prokurorë e gjykatës debatojnë për lëshimet ligjore, për atë se kush dhe a mund dikush të marrë pozitën e kryeprokurores së PSP-së si ushtruese të detyrës deri atëherë, dhe a do të ketë pezullim të rasteve që hetohen nga kjo prokurori së bashku me prokurorët e tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button