Si mund të formohen shkollat e reja, sipas ligjit të ri për arsimin fillor në RMV

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim-ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),  ndërsa më 30 korrik me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor, njofton Portalb.mk.

Ligji i ri për arsimin fillor në nenin 18 dhe nenin 19 sqaron procedurat për themelimin e shkollave fillore, shkollë e cila regjistrohet në Regjistrin qendror të RMV-së, me vulë të saj.

Sipas nenit 19, emri i shkollës duhet të shkruhet në gjuhën maqedonase dhe në shkrimin cirilik, ndërsa shkollat shqipe edhe në gjuhën shqipe.

Sipas nenit 20, shkollat do të themelohen nga komuna, Këshilli i së cilës sjell vendim për themelimin e shkollave fillore komunale, pas pëlqimit të Qeverisë dhe propozimit të Ministrisë. Para vendimit për themelim, komuna duhet të formon komisioni i cili merret me procedurat deri në themelim.

Neni 20, paragrafi (6): “Për konfirmimin e përmbushjes së kushteve për themelimin e shkollave fillore, Ministria formon komision”.

Kushtet për themelimin e shkollave fillore: duhet të ketë numër të mjaftueshëm të nxënësve për formimin e së paku dy paraleleve nga klasa e parë deri në të nëntë, të sigurohet kuadri i arsimor, hapësirat, pajisjet dhe mjetet financiare për zhvillimin e mësimit.

Neni 21, paragrafi (2): “Shkolla fillore mund të themelohet edhe nëse nuk ka nxënës të mjaftueshëm për formimin e 18 paraleleve, nëse siguron mjete financiare për punë”.

Akti për themelimin e shkollës fillore, është dokumenti që konfirmon përfundimi e procedurave për themelim. Ky dokument përmban emrin dhe vendin e shkollës, numrin e nxënësve, rajonin nga vijnë nxënësit, gjuha që shfrytëzohet për mësimdhënie, numrin e shkollave periferike, etj.

Shkolla fillore fillon me punë në momentin kur Ministria konfirmon përmbushjen e kushteve, përmes komisionit. Ky komision ka pesë anëtarë: një nga Biroja, Inspektorati, Komuna dhe dy nga Ministria.

Më ligjin e ri për arsim, neni 26 i detyron shkollat të kenë status, në të cilin përcaktohet se si do të funksionojë shkolla. Statusin e shkollës e sjell Këshillimi i shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button