Vendi i parë në botë që lejoi marrjen e pagave në bitkoin

Valuta virtuale ose kriptovaluta dy vjetët e fundit ka tërhequr shumë vëmendje në botë. Rritja e shpejtë, pastaj rënia e shpejtë e bitkoinit, disa njerëz i ka shndërruar në milioner, ndërsa tjerët në humbës, derisa të tjerët janë interesuar për një botë krejtësisht të re të parasë virtuale.

Por, përkundër asaj se në botë bëhet shit-blerja e miliona bitkoinave, eterumevë dhe parave tjera virtuale, ata ende nuk përdoren gjerësisht. Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë nga 1 shtatori i këtij viti sa i përket Zelandës së Re. Si raportojnë mediumet, Zelanda e re është vendi i parë në botë që legjitimoi pagesën e rrogave me para virtuale.

Përveç pagave, punëtorët në Zelandën e re do të mund të marrin edhe bonuse në kriptovalutë. Ashtu, të punësuarit munden që në vend të dollarit të Zelandës së re, së shpejti rrogën e tyre ta marrin në bitkoin. Së paku, ajo rregull nuk vlen për ata që janë të vetëpunësuar.

Se a do të ndjekin vendet tjera shembullin e Zelandës së re, tash ngelet e panjohur, por vitet e fundit shumë më shumë apelohet në rregullimin e kriptovalutës, për të krijuar një kornizën ligjorë për përdorimin e tyre në jetën e përditshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button