Shilegov: Nuk kemi financa për projektin “Tramvaj”, presim ndihmë nga qeveria

Petre Shilegov, kryetari i qytetit të Shkupit informoi se qyteti i Shkupit nuk ka mjete për ndërtimin e projektit bashkëkohor “Tramvaj”, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti, fatkeqësisht, me mjetet buxhetore që i ka, nuk mundet vet ta kryejë. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes që kam me kryeministrin , pres që Qeveria do të ndihmon financimin e transportit publik”, deklaroi  Shilegov.

Qyteti i Shkupit vazhdon të pret paratë nga Qeveria për të filluar me projektin e tramvajit. Në bashkëpunim me qytetin e Zagrebit, po punohet për çështjet teknike në ndërtimin e fazës së parë të tramvajit nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov. Realizimin i këtij projekti kapital pritet të fillojë në vjeshtë.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tregoi se këtë të marte është takuar me kryeministrin Zaev në lidhje me transportin në Shkup. Në atë takim, sipas tij, u informua kryeministri në lidhje me projektet infrastrukturore në qytet dhe u diskutua mënyra se si do të financohet nga qeveria ndërtimi i transportit publik bashkëkohor.

“Në momentin kur do të sigurohen mjetet, jemi gati menjëherë të fillojmë procedurën”, deklaroi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button