Hetemaj te ekipi turk

Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj pritet që karrierën të vazhdojë në Superligën e Turqisë te skuadra Sivasspor, raportojnë mediumet turke të premten.

Mësohet se transferimi i Hetemajt nga Chievo te Sivasspor është punë e kryer dhe se prezantimi i tij do të bëhet në ditët e ardhshme, transmeton Koha Ditore.

Hetemaj 32-vjeçar ka luajtur nëntë vjet në Itali, te Brescia e më pas te Chievo që nga viti 2011. Me skuadrën nga Verona ka luajtur mbi 250 ndeshje. Hetemaj ishte gjatë pjesë e përfaqësueses A të Finlandës.

Në Superligën e Turqisë pritet të vazhdojë karrierën edhe Frederic Veseli. Veseli do të transferohet te Denizlispor nga Empoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button