Instagram nuk do publikojë fotografitë private apo mesazhet e vjetra

Shumë ndjekës të rrjetit social Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren. E gjitha kjo u shkaktua nga një paralajmërim që po qarkullonte në rrjet.

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri i dha fund këtyre spekulimeve duke hedhur poshtë cdo gjë, transmeton Lexo.al.

“Vëmendje! Nëse shihni një meme që deklaron se Instagram do të ndryshojë rregullat nesër, nuk është e vërtetë”, shkruajti ai në një postim.

Paralajmërimi që është bërë viral që të martën deklaron se Instagram do ndryshojë politikën e privatësisë duke lejuar mesazhet e vjetra dhe fotot private që të përdoren në seanca gjyqësore. Madje ky paralajmërim ka “mashtruar” edhe emra të njohur si Julia Robert, Usher, Pink, madje edhe guvernatorin Rick Perry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button