I bie rreth e qark botës, krejt lakuriq (FOTO)

Ky është një njeri, që udhëton rreth e qark botës, krejt i zhveshur.

Ka më shumë se dhjetë vjet që e bën një gjë të tillë, duke e argumentuar këtë me faktin se bota na qenka e gjitha e gabuar. Dhe meqë sipas tij, qenka kështu, ai mendon se rrobat duhen larguar nga vetja për të fituar lirinë. E nëse duam të vishemi, sipas Stephen Gough, rrobat më të përshtatshme, mbeten ato të burgut.

Një filozofi krejt e veçantë kjo e të jetuarit, që ka zgjedhur ky njeri, e cila mesa duket është konkretizuar me xhirot nga njëri burg në tjetrin.

Duket se pasioni i tij për ta shëtitur botën pa rroba, ka patur një kosto aspak të ulët për Gough, i cili deri më tani ka pësuar 18 dënime, madje edhe me periudha të gjata burgimi.

E megjithatë, asnjëra prej tyre, duket se nuk e ka bindur atë që të vishet…

Lajme të ngjashme

Back to top button