Fillim i shkëlqyeshëm i taksave elektronike – për korrik dhe gusht janë shitur 6.830 pajisje për pagesë elektronike

Brenda vetëm një muaji është realizuar qarkullim prej 14.126.731 denarë, dhe janë bërë 7.675 rimbushje shoferët të cilët e bëjnë pagesën me kartelë ose me tag, që përfaqëson 5.8% të arkëtimit të përgjithshëm të taksës rrugore që është realizuar në korrik. Nga ndërmarrja publike për Rrugë shtetërore e konsiderojnë se ky është fillim i shkëlqyeshëm i arkëtimit elektronik të taksave rrugore në Maqedoni dhe se janë të kënaqur me jehonë e shoferëve në periudhën e fundit, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se pagesa me kartela dhe tage funksionon vetëm në pikat e pagesës  përgjatë Korridorit 10, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në korrik, janë shitur 5.294 pajisje për pagesë elektronike të taksës rrugore, ndërsa nga shitja e tyre janë arkëtuar 2.526.900 denarë. Trendi i rritjes së numrit të MSMart kartelave dhe MTag të shitura ka vazhduar edhe në gusht dhe që fillimi i përdorimit të pagesës elektronike, më 3 korrik deri më 15 gusht janë shitur gjithsej 6.830 pajisje elektronike.

Nga NP për rrugë shtetërore, për Meta.mk, thonë se rimbushja e pajisjeve elektronike mund të bëhet në internet përmes portalit të tyre në internet, por edhe në vetë pikat për pagesë të taksës rrugore.

“Procesi i rimbushjes nuk merr kohë, dhe nëse bëhet në ndonjë nga pikat për pagesë të taksës nuk zgjatë më shumë se pagesa e rëndomtë e një bilete me kartele për pagesë pa para,” theksojnë nga NP për rrugë shtetërore.

Posa të përfundojë procesi i rimbushjes së pajisjes elektronike, shuma që është paguar për rimbushje në një transaksion të suksesshëm shfaqet menjëherë në bilancin e pajisjes elektronike, që do të thotë që shoferët mund menjëherë të paguajnë taksë rrugore me të.

Për të përmirësuar shërbimin në periudhën në vijim, NP për rrugë shtetërore planifikon të hartojë një përmbledhje grafike të pasqyrës së listës së tranzitit të që mundësohet përmes portalit të tyre në internet, për të filluar me shfaqjen e targave në pajisjet për të cilat përdoruesit kanë kërkuar të lidhet me ndonjë pajisje elektronike të përshtatshme. , si dhe përgatitjen e konfirmimit për pagesën e realizuar përmes ueb portalit me kartela për pagesë pa para dhe me postpejd.

Kartat elektronike për pagesë të taksës rrugore kushtojnë 100 denarë, ndërsa tagat mund të blihen për 1.200 denarë. Ato mund të blihen në pikat për pagesë të taksës rrugore përgjatë Korridorit 10 ose në Qendrën e kontrollit të NP rrugët shtetërore në Petrovec.

Pagesa elektronike e taksës rrugore në Korridorin 10 filloi më 3 korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button