Ronaldo: Nëse sot do isha 25 vjeç, do vleja 300 mln Euro

Cristiano Ronaldo beson se nëse do të ishte 25 vjeç sot do të vlente 300 milionë Euro në merkaton e futbollistëve. Për portugezin Juventusi pagoi të total 112 milionë në arkat e Real Madrid në 2018. Vetëm 5 lojtarë e kalojnë këtë shifër, Neymar, Kylian Mbappe, Joao Felix, Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho.

Por tashmë 32 vjecar, Ronaldo ka rezerva sa i përket rritjes së çmimit të të rinjve. Gjatë një interviste për një Tv portugez në shtëpinë e tij në Torino ai thotë se këta lojtarë nuk kanë treguar ende veten se sa vlejnë, transmeton Klan.

“Do të lija mënjanë rastin e Joao Felix. Në ditët e sotme cdo lojtar vlen 100 milionë euro, ende pa u provuar. Sot ka më shumë para në futboll. Qendërmbrojtësit apo portierët vlejnë 70 apo 80 milionë Euro. Nuk jam dakord me këtë por kjo është bota në të cilën jetojmë. Ky është tregu dhe na duhet ta respektojmë”.

Në 2009 Ronaldo ishte rekordi i shitblerjes së një futbollisti kur Real Madrid pagoi 94 milionë euro për ta marrë atë nga Manchester United. I pyetur se sa mendon se do të vlente ai sot nëse do të ishte 25 vjec, Ronaldo nuk e ka të vështirë të përgjigjet.

 “Nëse një portier vlen 75 milionë Euro, një lojtar që ka arritur atë që kam arritur unë do të vlente 3 ose 4 herë më shumë. Por gjithsesi unë nuk i kam këto iluzione”.

Edhe pse me moshë mund të mendohet se është në fundin e karrierës, Ronaldo ende nuk e sheh veten jashtë fushave të lojës. Ai thotë me shaka se mund të lërë futbollin vitin tjetër ose kur të jetë 41 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button