Meteorologët paralajmëruan ata që duan të shkojnë në plazh këtë fundjavë

Nëse keni bërë plane për ta kaluar në plazh këtë fundjavë, duhet të mendoheni dy herë. Sipas parashikimit të fundit të meteorologëve, fundjava që ka nisur me kthjellime, në të vërtetë nuk do dominojë e tillë në të gjithë territorin e vendit, transmeton Revista Class.

Edhe pse gjatë ditës së sotme, territori i vendit dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ditën e shtunë, kushtet e motit pritet të ndryshojnë. Kështu, sipas Meteoalb, vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar shira të izoluar në zonat veriore, si edhe në zonat verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten konstante gjatë mesditës duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 13 gradë në mëngjes, në 36 gradë celcius në mesditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button