Trajneri për Mustafin: Më mirë të ikë në një skuadër tjetër

Nga dy futbollistë me origjinë shqiptare te Arsenal, me të gjitha gjasat do të mbetet vetëm, njëri këtë sezon, transmeton TopChannel.

Shkodran Mustafi është udhëzuar nga stafi teknik i skuadrës londineze për të gjetur një ekip të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery. Ky i fundit u tregua i sinqertë në shpjegimin e situatës rreth mbrojtësit nga Gostivari.

Shkodran Mustafi është futbollist i madh,  por për një rrethanë apo një tjetër do të ketë pak shanse për të treguar aftësitë, apo për të qenë i lumtur me minuta që do ketë. Njësoj situata edhe për Elneni. Këta lojtarë nuk u aktivizuan shumë sezonin e kaluar dhe është më mirë që të largohen, të firmosin me një skuadër tjetër ku të jenë protagonistë dhe të jenë të lumtur”, u shpreh trajneri Unai Emery.

Merkatoja e futbollit në Angli është mbyllur në opsionet e blerjeve, por për pjesën tjetër të Ligave evropiane do të vazhdojë të funksionojë shitja nga Premier Liga deri në 2 Shtator.

Duke pasur parasysh gjendjen e tyre aktuale, do të ishte një surprizë e madhe nëse Elneny ose Shkodran Mustafi do të kenë minuta në transfertën e shtunës ndaj Liverpool. Ish futbollisti i përfaqësueses gjermane mund të rikthehet në La Liga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button