Këshilli mori Raportin për paraburgimin e Janevës, e vlerësojnë si jo të plotë

Ashtu siç pritej, sot Prokuroia themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHPNKOK) dorëzoi raportin rreth rastit “Reket” te Këshilli i prokurorëve publik (KPP), transmeton Portalb.mk.

Raporti i përgatitur nga Vilma Ruskovska paraqet masat dhe informatat e deritanishme të “Reketit”, ku e dyshuara e tretë është prokurorja speciale Katica Janeva.

Pas marrjes së Raportit, kanë reaguar nga Këshilli, duke e vlerësuar këtë Raport si jo të plotë. Mexhit Jusufi, nënkryetari i KPP-së deklaroi se materialet e dërguara nga Prokuroria janë materiale jo të kompletuara. Kjo është arsyeja pse Këshilli edhe një herë nga Prokuroria do të kërkon informata të plota. Përndryshe, të hënën vet hartuesja e raportit Vilma Ruskoska duhet të paraqitet në seancë për raportim para Këshillit.

Vetëm atëherë kur do të ketë informata të plota, raporti do të dërgohet në Kuvend nga kryetari i Këshillit, Kole Shterjov, për të vazhduar procedurat për shkarkimin e Janevës.

LEXO: Më së voni nesër Këshilli do të marrë raportin për rastin “Reket”, ku parashihet fati i Janevës

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button