Aksident i rëndë në Prishtinë (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën Agim Ramadani, kur një kamion është përplasur me disa automjete tjera. Lajmin e ka konfirmuar për REL, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në aksident janë përfshirë 9 automjete. Pas këtij aksidenti, 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin, është i kompanisë rajonale “Pastrimi”. Me rastin janë duke u marrë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button