Të mos lihet pa asfalt kilometrin e fundit të rrugës për në Kodrën e Diellit

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” sot ka dalë me kërkesë që të vazhdojë asfaltimi i rrugës Tetovë-Kodër Dielli edhe për një kilometër. Sipas tyre, është e nevojshme që kjo rrugë të vazhdohet deri në hyrje të ski qendrës. Portalb pret prononcim nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kompania që i kryen punimet, njofton Portalb.mk.

Rehabilitimi i rrugës Tetovë – Kodër Dielli ka filluar në maj të këtij viti dhe duhet të përfundojë në shtator. Rruga deri tani është asfaltuar një kilometër larg hyrjes në qendrën për skijim. Nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkojnë që për aq kohë sa janë makineritë në vend, të vazhdohet rruga edhe një kilometër mos lihet pa ndërtuar deri në fund.

Kodra e Diellit, 23.08.2019
Kodra e Diellit, 23.08.2019

“Jemi te mbarimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit dhe aty ku fillon rruga që bën ngjitjen për të vilat dhe resorti turistik. Mund të shihet se rruga ka ngelur në gjysmë, dhe këtu kompania e cila bën realizimin ka ndërprerë të gjitha punimet sipas direktivave që vijnë nga pushteti qendror. Kërkojmë nga Ministria e Transportit dhe kryetarja e Komunës së Tetovës që të angazhohen drejt përfundimit të këtij 1 km të fundit e cila do të vlente shumë për vizitorët dhe turistët”, thotë Hamdi Sulemani nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Portalb pret prononcim nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kompania “Strabag” që i kryen punimet, të cilët thanë se do të sqarojnë situatën.

Ministri Bekteshi kohë më parë deklaroi se do të rehabilitohet rruga regjionale, kurse Komuna duhet të rregullojë ato lokale.

“Kompania që kryen punimet nuk jep përgjigje adekuate pasi përgjigjen duhet ta japë Ministria e Transportit apo Drejtoria e Rrugëve Publike të Maqedonisë. Kompania ka bërë punën e vet, ata po punojnë për momentin në sektorët private. Kërkojmë intervenim të shpejtë të Qeverisë dhe autoriteteve lokale që për një kilometër rrugë të mos e lënë punën në gjysmë”, thotë Sulemani.

Kodra e Diellit, 23.08.2019
Kodra e Diellit, 23.08.2019

Sulemani thekson se rrugët brenda ski qendrës janë në pronësi të Komunës dhe se duhet të përshpejtohet punët për rregullimin e tyre.

“Rruga drejt vikend shtëpiza është në menaxhim të Komunës së Tetovës. E njëjta thotë se ka aplikuar për fonde në Bankën Botërore për rregullim të rrugëve. Kërkojmë nga Angjushev të rishqyrtojë atë dokumentacion që t’i japim dritë jeshile atij projekti”, thotë Sulemani.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button