Përfundoi rikonstruimi i njërës pjesë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar

Mbrëmë ka përfunduar rikonstruimi i bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar, njofto Komuna e Çairit, shkruan Portalb.mk 

“Në orët e vona të mbrëmjes ka përfunduar rikonstruimi i njërës anë të bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar. Shprehim faleminderimin tonë ndaj Qytetit të Shkupit dhe mirënjohje për punën e palodhshme të Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” që respektuan kërkesën e Komunës së Çairit dhe qytetarëve të saj dhe në kohë shumë të shpejt u përkujdesën për sanimin e tërësishëm të kësaj pjese të bulevardit duke përfshirë edhe shenjëzimin e saj”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Komuna lut qytetarët të kenë durim deri në rikonstruimin e pjesës së mbetur të bulevardit.

LEXO: Rikonstruktimi i bulevardit Kërste Misirkov në Bit – Pazar do të zgjasë një muaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button