Palestinezët e kanë sulmuar një familje izraelite

Një izraelite është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, nga një sulm i palestinezëve afër Bregut Perëndimor, njoftuan zyrtarët shëndetësor.

Ushtria e Izraelit tha se një person, dhe dy fëmijët e tij u sulmuan nga palestinezët, të cilët përdorën një pajisje shpërthyese të improvizuar, shkruan REL.

Zyrtarët njoftuan më pas se nga plagët e marra gjatë sulmit, një 17 vjeçare ka humbur jetën.

Ushtria tha se incidenti po trajtohet si një sulm terrorist.

Rajoni pati përleshje vitin e kaluar, midis palestinezëve dhe izraelitëve, për shkak të zgjerimit të vendbanimeve. Fshatarët palestinezë u ankuan se atyre po përpiqeshin të iu merrnin tokën, përfshirë burimet e ujit.

Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button