RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)

Këshilli i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) sot do të mbajë seancën e radhës në të cilën do të diskutohet dhe vendoset a do të pajtohen me vendimin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës (MASH) për rritjen e rrogës vetëm për 5%, transmeton Portalb.mk.

Tashmë një kohë, SASHK gjatë gjithë vitit shkollor 2018/2019 vazhdimisht përmes komunikatave dhe protestave kërkoi rritjen e pagave për 25%, përndryshe paralajmëroi greva të përgjithshme në arsim.

Në seancën e SASHK do të marrë pjesë edhe Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button