Prokurorja Stefanova: Asnjëherë nuk kam qenë e afërt e Janevës

“Shefja e PSP-së është dyshuar për krim prej para 2 ditëve. Megjithatë unë dua të them se sot shohim pastrim me krimin dhe duhet të jemi krenar me këtë, por a ka qen shef, koleg apo mik, aspak nuk ka rëndësi. Unë jo që distancohem nga Katica, por asnjëherë skam qenë e afërt me Katicën, që në fillim kam qen e distancuar”, deklaroi Lile Stefanova, prokurore e PSP-së, sipas së cilës sa shpejtë që është e mundur të miratohet Ligji për Prokurori Publike që të mund Prokuroria Publike dhe Prokuroria Speciale ta kryej punën e tyre, transmeton Alsat M.

“Prokuroria e rregullt publike ta kryej punën e saj. Për shkak se në këtë moment Prokuroria e Rregullt Publike nuk mund të merr asgjë nga Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike”, tha Stefanova.

E pyetur nëse pas arrestimit të Janëves mund të bien poshtë të gjitha lëndët e PSP-së, Stefanova me përgjigje.

“Nuk është e mundur për shkak se lëndët e PSP-së i kanë punuar dhjetëra prokurorë dhe besoj se të gjithë i kanë bërë punën ashtu siç duhej”, tha Stefanova duke përsëritur dhe njëherë se sa më shpejtë që është e mundur nevojitet miratimi i Ligjit për Prokurori Publike nuk ka zgjidhje tjetër.

“Vetëm dispozitat e reja që do ta përfshijnë Prokurorinë Speciale Publike do t’i japin të drejtë Prokurorisë Publike që t’i merr të gjitha veprimet edhe ndaj lëndëve të PSP-së. Politikanët duhet patjetër ta marrin përgjegjësinë, prokurorët bëjnë punë e tyre, por kjo tani është punë e Kuvendit”, deklaroi Stefanova.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button