Për një vend pune “miqtë” nuk janë të nevojshëm

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë në kohën bashkëkohore të shekullit XXI shoqëria ka ndryshuar në rrafshin pluridimensional. Kështu, në saje të globalizimit (mediave, rrjeteve sociale, audio-konferencave etj.) një person ka mundësi të vihet në kontakt me një ose disa persona që janë aktivë në shoqëri dhe pa mos pasur nevojë për miqtë (lexo: lidhje) për të gjetur një vend pune.!

Sot, lehtësisht mundet të kontaktosh një kryetar shteti, një ministër, një profesor, një avokat, një punëdhënës, një fermer, një politikan, thjeshtë një person me peshë në shoqëri, apo një mik në jetën private. Aq më shumë, provoja ka treguar se në disa zyra të “burimeve njerëzore” të ndërmarrjeve është eksploruar se një nuancë ka bërë që të fitosh vendin e punës, p.sh. Çfarë hobi ke ty? Çfarë zhanri të muzikës dëgjoni ju? Thjeshtë një buzëqeshje e bënë të anojë peshorja!

Dhe këtu dëshiroja të dalë, për të gjetur një vend pune në Maqedoninë e Veriut nuk kemi nevojë për miqtë tanë! Miqtë nuk janë të pozicionuar më mirë se na për të na ndihmuar. Jo se ata nuk kanë qejfe-dëshirë për të na ndihmuar, por sepse ata frekuentojnë të njëjtët njerëz, të njëjtët lokale, të njëjtët vende, të njëjtin rreth të njerëzve, thjeshtë jemi në një shoqëri ose në një barkë që lundron në të njëjtin Oqean.

Nga ky çast, mundet të themi pra se informacionet që i kanë miqtë i keni gjithashtu edhe ju, për të gjetur një punë ose për të bërë një karrierë profesionale në vendin ku jetoni. Kurse në të kundërtën për të bërë një karrierë në profesionin që dëshironi në nivel botëror do ishte më mirë të orientohesh apo të keni kontakte me punëdhënësit që janë më larg nga rrethi ku jetoni, p.sh.; Rajon, Evropë, UE, SHBA.

Por, edhe një këshillë, për të gjetur një vend pune ose për të bërë një karrierë profesionale, njohuritë e gjëra profesionale japin avantazhe. Aq më shumë kur perfeksionizmi rritë mundësit për të bërë një karrierë profesionale. Dhe të mos harrojmë se profesionalizmi i sofistikuar lufton në mënyrë latente nepotizmin dhe injorancën në gjirin profesionalë, me pak sakrifica. Modestësisht, për një vend pune miqtë nuk janë të nevojshëm…! aa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button