Pentagoni ka gjetur prova të sulmeve kibernetike ruse edhe në sistemet e sigurisë të Maqedonisë

Pentagoni, përkatësisht Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.-së, në vitin 2018, dërgoi ekipe ekspertësh të sigurisë kibernetike (ekipe të Komandës Cyber) në tre shtete – Ukrainë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut – shkruan “Uashington post” (Washington Post).

Sipas gazetës amerikane, ekipet kanë hytë me lejen e qeverive në ato vende dhe kanë operuar “brenda rrjeteve të tyre për ta gjetur softuerin e rrezikshëm që Rusia e ka futur në sistemet e tyre gjoja të sigurta”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

“Hasëm në thesar të vërtetë. Ajo që na befasoi ishte se sa arrogant kishin qenë. Aktivitetet e tyre kishin depërtuar shumë thellë”, deklaroi një zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes.

Ekipet e ekspertëve kanë zbuluar pjesë të reja të softuerit të dëmshëm rus (malware) duke përfshirë edhe softuer i që mundëson kontroll të kompjuterëve të infektuar nga distanca pa mundësi që përdoruesi të jetë në gjendje ta detektojë atë.

“Rusët kishin qenë të shkujdesur sepse nuk ishin përpjekur të fshehin gjurmët e sulmit mbi ato rrjete, sipas parimit “nëse mendon se askush nuk të sheh, as ti nuk përpiqesh të fshehësh gjurmët”, tha ky zyrtar.

“Post” thotë se ky aktivitet i SHBA-së do të vazhdojë edhe në vitin zgjedhor 2020.

Mesazhi që SHBA dëshiron t’i dërgojë Moskës, sipas burimit të gazetës, është “e dimë se çfarë po bëni. Jemi të bashkuar kundër jush. Aktivitetet tuaja do të sjellin pasoja”.

Njëra është kur pas zbulimit të softuerit të dëmshëm, është bërë analiza dhe u është postuar në internet për të lehtësuar krijimin e anti-viruseve.

Pjesë e fushatës ishte edhe kundër-sulmi në të cilin Agjencia ruse për kërkime të internetit (Internet Research Agency), e ashtuquajtura “fabrikë e trolleve” u mbyll për një kohë të shkurtë. Në korrik 2018 “Portalb.mk” njoftoi se reporterët hetues të “Bazfid” dhe Projekti për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCRP) kishin zbuluar informacione rreth udhëtimit zyrtar të një specialiste ruse në Maqedoni të Veriut

Anna Bogaçeva, anëtare e Agjencisë ruse për kërkime të internetit, në pyetjen e gazetarëve se çka kishte kërkuar në Maqedonin e Veriut në qershor 2015 ishte përgjigjur “më vjen keq, por nuk po flas për punën time”. Hyrja e saj në vend gjoja nuk ishte e regjistruar nga autoritetet kufitare, ndërsa fakti se me status i tillë ka marrë leje për të dalë pa u marrë në pyetje mund të interpretohet si tregues i lidhjeve me qeverinë e atëhershme. Bogacheva është një nga 13 shtetasit rusë të akuzuar në shkurt 2018, në lidhje me ndërhyrjet e pretenduara në zgjedhjet në SHBA të viti 2016. Vizita e saj ishte realizuar vetëm një muaj pasi presidenti i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov kishte refuzuar të mbështesë bojkotin, e vendeve anëtare dhe aleatëve të NATO-s, paradës së 9 majit me rastin e Ditës së fitores në Moskë për të protestuar kundër agresionit rus mbi Ukrainën. Ivanovi, ishte atëherë një nga pak krerët e shteteve evropiane të cilët iu bashkuan presidentit rus Putin në tribuna.

Në ditën e paradës, në mungesë të komandantit suprem, forcat e armatosura të Republikës së Maqedonisë  së Veriut në Kumanovë filluan operacionin në Lagjen e trimave në Kumanovë, me ç’rast u vranë 8 policë duke u bërë një nga krizat më të mëdha të sigurisë që nga viti 2001. Megjithëse kryeministri Nikolla Gruevski e vlerësoi operacionin menjëherë pas “ngjarjeve të diskutueshme” të Kumanovës si të sukseshëm, disa ditë më vonë dorëheqje dhanë ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button