Sa mbeturina komunale mbledhim: Vendi ynë ndër tre të fundit në Evropë

Në Bashkimin Evropian, komunat mbledhin mesatarisht 486 kg mbeturina komunale për person, në nivel të vjetor, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2017. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar në relacion me një vit më parë dhe është shtatë përqind nën maksimumin prej 525kg në vitin 2002.

Vendi ynë është ndër tre të fundit në Evropë me 344 kg dhe shënon ulje në krahasim me vitet e kaluara, pasi në vitin 2015 janë mbledhur 380kg, ndërsa në vitin 2016 385 kg mbetje komunale për kokë banori, shkruan Novatv, transmeton Portalb.mk

Ndër vendet anëtare të BE-së, më së shumti mbeturina për kokë banori në vitin 2017 janë mbledhur në Danimarkë – 781 kg, pastaj në Qipro – 637kg dhe në Gjermani – 633kg.

Në anën tjetër të shkallës, të tre vendet anëtare të BE-së që kanë mbledhur më së paku mbeturina për kokë banori janë Rumania – 272 kg, Polonia – 315 kg dhe Republika Çeke – 344 kg.

Në vendet e rajonit, më së shumti mbeturina komunale, për kokë banori, ka grumbulluar Greqia – 504 kg, Sllovenia – 471 kg dhe Shqipëria – 436 kg, ndërsa Maqedonia e Veriut është ndër tre të fundit me 344 kg, pastaj vjen Serbia – 306kg dhe Kosova me 228kg mbeturina për kokë banori.

Në vend, mbeturinat e grumbullimi i mbeturinave komunale, për kokë banori, çdo vit shënon rënie krahasuar me vitet e kaluara, pasi në vitin 2015 janë grumbulluar 380kg, ndërsa në vitin 2016 385 kg mbetje komunale për kokë banori.

Përkufizimi i Eurostat me mbeturina komunale nënkupton mbeturinat që grumbullohen nga ndonjë ndërmarrje publike në nivel lokal dhe transferohen në deponi që është pjesë e një sistemi të administrimit të mbeturinave. Mbeturinat komunale kryesisht përbëhen nga mbeturinat e amvisërive, megjithëse përfshijnë edhe mbeturina nga dyqanet, zyrat dhe institucionet publike. Përcaktimi i këtillë i mbeturinave komunale nënkupton që vendet të cilat kanë një sistem më efikas të administrimit të mbeturinave komunale mund të mbledhin më shumë mbeturina në nivel vjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button