Ky aeroport ndalon shishet plastike të ujit

Duke filluar që nga e marta, ata që dëshirojnë të pinë ujë në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisko do të duhet të pinë nga një burim uji, të sjellin shishen e tyre të riciklueshme ose të blejnë vetëm shishe të aprovuara nga aeroporti.

Aeroporti po fut shishet plastike të ujit në listën e artikujve të kufizuar në përpjekje për t’u bërë aeroporti i parë në botë me zero mbeturina deri në vitin 2021.

Uji i gazuar apo mineral është i ndaluar zyrtarisht, njofton Zëri.info.

Rregulli i ri do të zbatohet për restorantet, kafenetë dhe makineritë shitëse të aeroportit.

Udhëtarët të cilët kanë nevojë për ujë duhet të blejnë shishe alumini ose qelqi nëse nuk e marrin shishen e tyre personale me vete.

Aeroporti po vë në zbatim një urdhëresë të miratuar në vitin 2014 që ndalon shitjen e shisheve plastike të ujit në pronat e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button