RMV, për trenin deri në aeroport paratë do t’i kërkojmë jashtë shtetit (Infografik)

Ministria e transportit dhe lidhjeve do të duhet të përgatisë një studim të fizibilitetit për mundësinë e ndërtimit të linjës së trenit direkt nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit deri në Qendrën e transportit. Nga kjo ministri, për Meta.mk, thanë se në periudhën në vijim do të vendosin se nga cili institucion financiar ndërkombëtar do të kërkojnë mbështetje për realizimin e këtij projekti.

“Meqenëse është një projekt i madh, presim që financimi të bëhet nga institucionet financiare ndërkombëtare”, theksojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Në Strategjinë kombëtare të transportit për periudhën 2018 – 2030 është vlerësuar se ndërtimi i trenit për në aeroport do të kushtonte 30 milionë euro, shifër të cilën e konfirmon edhe ministria kompetente. Njëkohësisht, ata shtojnë se kjo shumë e mjeteve nevojitet vetëm për ndërtimin e krahut të hekurudhës ekzistuese Shkup-Kumanovë deri në aeroport dhe për ndërtimin e stacionit hekurudhor në aeroport. Do të nevojiten fonde shtesë për të blerë trenat e rinj për të qarkulluar në këtë relacion.

Sa i përket asaj se kush duhet të jetë investitor në projektin e trenit për në aeroport, Ministria e transportit dhe lidhjeve thotë se përgjigjen më të mirë për këtë pyetje do të japë studimi i fizibilitetit.

“Presim të përfshihen më shumë institucione shtetërore”, theksojnë nga kjo ministri.

Projekti për trenin deri në aeroport do t’u mundësojë qytetarëve që relacionin nga aeroporti i Shkupit deri në qendër të qytetit ta kalojnë dy herë më shpejt dhe katër herë më lirë se tarifa ekzistuese. Njëkohësisht trenat e ardhshëm do të transportonin më shumë se pesë herë pasagjerë sesa autobusët ekzistues, e veç kësaj linjën do të mund ta përdorin qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në periferitë lindore të Shkupit.

Burimi : Strategjia kombëtare për transport 2018-2030. Hekurudha e RMV- Transporti dhe Vardar ekspres
Burimi : Strategjia kombëtare për transport 2018-2030. Hekurudha e RMV- Transporti dhe Vardar ekspres

TAV Maqedoni, si koncesioner në aeroportin e Shkupit, tashmë ka deklaruar se ata dëshirojnë që të realizohet projekti i trenit deri në aeroport, por që s’do të investonin në të. Nga Qyteti i Shkupit thonë se linja direkte hekurudhore drejt aeroportit është jashtë territorit të kryeqytetit dhe se është jashtë kompetencave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button