Ligji për Prokurorinë Publike, pa marrëveshje do të dorëzohet në Kuvend

Ligji për Prokurorinë Publike, në kuadër të të cilit duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), javën e ardhshme do të dorëzohet në Kuvend, ku është caktuar seanca për të martën, edhe pse deri më tani nuk ka marrëveshje mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, njofton Portalb.mk.

Seanca kuvendore për propozim-ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. Për ligjin është e nevojshme që të ketë shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht mbështetje prej 80 deputetëve.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tani për tani nuk ka të caktuar takim të ri, edhe pse paraprakisht është paralajmëruar se bisedimet d otë vazhdojnë këtë javë. Vlerësojmë se kompromisi duhet që të ndërtohet në Kuvend.

“Opsioni më i mirë është konsensusi të bëhet në Kuvend. Është dërguar teksti dhe është mirë që të gjithë deputetët t’i kenë vërejtjet e tyre dhe të dorëzojnë amendamente”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Sot pritet që grupet e punës për Ligjin për Prokurori Publike, me kërkesë të VMRO-DPMNE-së opozitare, sot pritet që të takohen. Qeveria e ka konfirmuar takimin, megjithatë nuk janë dhënë detaje për orën se kur do të realizohet.

Ministrja Renata Deskoska, ka thënë paraprakisht se guri i ndalesës në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike nuk është Katica Janeva, por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat janë filluar nga PSP në periudhën prej 18 muajve dhe shkatërrimi i provave të mbledhura. Kjo është çështja kyçe për të cilën ka dallime të pandryshuara.

VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën që të marrë pjesë në zgjedhjen e trashëgimtarit të Prokurorisë Speciale. Në mesin e dallimeve kyçe në të dyja palët janë çështja e statusit të PSP-së, të prokurorëve, por edhe të të punësuarve dhe të lëndëve.

Opozita nuk pajtohet që prokurorët dhe të punësuarit në PSP-së, të transferohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që dyshojnë se ndonjëri prej tyre mund të ketë rol në “Reket”.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjerat do të shkatërrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button