“Ujësjellësi”, i ka përjashtuar kyçësit e paligjshëm në Saraj: Edhe nuk paguajnë, edhe vadisin tokat

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup dje ka filluar me përjashtimin e kyçësve të paligjshëm në rrjetin e ujësjellësit në Komunën Saraj. Ashtu siç thonë nga ndërmarrja, një numër i madh i banorëve të këtij rajoni me vite në mënyrë të paligjshme kanë qenë të kyçur në rrjet, dhe nuk kanë paguar asnjë denarë për shfrytëzimin e ujit, ndërkaq kanë harxhuar sasi të madhe pasi që e kanë shfrytëzuar për vaditje të tokave bujqësore, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Edhe përskaj të gjitha paralajmërimeve, apeleve dhe takimeve me popullatën, në të cilat i kemi informuar se duhet që të kyçen në rrjetin e Qytetit, atë askush nuk e ka bërë. Po vaditen toka, serra, hapësira bujqësore e oborre. Po harxhohet uji për pije, ndërkaq po ulet furnizimi normal me ujë të pijshëm dhe nga komuna fqinje Gjorçe Petrov të cilët i paguajnë faturat”, thotë drejtori i “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski.

Në terren, përskaj ekipeve të “Ujësjellësit” kanë  dalë edhe inspektorët e Qytetit të Shkupit, por edhe policia. Qytetarët që janë të kyçur në mënyrë të paligjshme, inspektorët u kanë shqiptuar dënime, ndërkaq do të dorëzohen edhe padi penale. Nga ndërmarrja thonë se aksione për përjashtimin e kyçësve të paligjshëm do të vazhdojë edhe këto ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button