RMV, kryeministri e propozoi Nina Angellovskën për ministre të re të Financave

Nina Angellovska, themeluese e “Gruper”, do të jetë minister e re e financave ndërsa janë caktuar edhe zëvendëministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq. Kjo u bë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së ndërsa propozimet të premten pritet të dërgohen në Kuvend për miratim.

Zëvendësministri i deritanishëm i ekonomisë, Kire Naumov është caktuar për drejtor të bankës maqedonase për mbështje të të zhvillimit.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror janë zgjedhur edhe nënkryetarët e LSDM-së: Kosta Petrov, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Milla Carevska dhe Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button