Daçiq thotë se Prishtina nuk e ka vendin në samitin e Helsinkit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq beson se shefja e diplomacisë së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, duke e ftuar Prishtinën të marrë pjesë në samitin në Helsink, në të cilin janë të ftuara vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian po përpiqet të krijojë një precedent që Beogradi duhet ta pranojë, gjë që sipas tij, nuk do të ndodhë.

Mogherini, për herë të parë, në fund të mandatit të saj, ndryshoi praktikën dhe e ftoi Prishtinën në atë takim, ka theksuar Daçiq në një prononcim për Tanjug, duke shtuar se “për shkak të Prishtinës, ajo kishte ndryshuar formatin e ngjarjes dhe se e kishte ftuar atë dhe “partnerët”, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, takimi në Helsinki, edhe me pjesëmarrjen e Kosovës, nuk do të jetë një mundësi për të diskutuar vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë sepse sipas tij ky është një takim që zhvillohet një herë në gjashtë muaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button