Më së voni nesër Këshilli do të marrë raportin për rastin “Reket”, ku parashihet fati i Janevës

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin (PTHPNKOK) me shkrim më së voni deri nesër do të informojë Këshillin e Prokurorëve Publik (KPP) për të gjitha masat e ndërmarra deri tani në procedurën parahetimore dhe hetimore në rastin “Reket”.

“Duke pasur parasysh se në procedurë parahetimore dhe hetimore nga ana e PTHPNKOK janë ndërmarrë një sërë veprimesh, prokuroria raportin do e dorëzojë te Këshilli gjatë ditës së sotme apo nesër në mëngjes”, deklarojnë nga Prokuroria.

Kryetari i Këshillit Kole Shterjev pasi të marrë njoftimin duhet të caktojë seancë në të cilën do të fillojë procedurë për shkarkimin e Janevës si njeri i parë i PSP-së. Por, sipas prokurorit publik republikan Lubomir Joevski, i cili i referohet Ligjit të prokurorisë publike, në kësi rasti duhet të reagojë Këshilli i prokurorëve publik dhe të emëroj ushtrues detyre, që sipas tij Janeva zëvendësohet nga kolegët e saj.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjov konsideron se nuk mund të emërohet u.d prokuror special pa i skaduar mandati Janevës.

“Nëse Janeva nuk është e shkarkuar dhe derisa nuk i ndërpritet mandati, nuk mund të emërojmë ushtrues detyre. Procedura për shkarkimin është paraparë me ligjin e PSP-së ku thuhet se nëse propozojmë ne, duhet të përgatitim raport dhe ta dorëzojmë në Kuvend, Komisionet ta shqyrtojnë dhe më pas Kuvendi të propozojë dhe ne të shkarkojmë”, ka shpjeguar Shterjov.

Ligji për PSP-në në nenin 18 thotë se prokurori publik mund të shkarkohet nga funksioni para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes joligjore apo joprofesionale të funksionit. Nëse Këshilli i prokurorëve publik fillon procedurën e shkarkimit të prokurorit publik në afat të arsyeshëm duhet të dorëzojë deri në Kuvend raport për situatën faktike dhe bazat e shkarkimit.

Këshilli me propozim të Kuvendit e shkarkon prokurorin publik. Kuvendi e vërteton propozimin për shkarkim të prokurorit publik deri te Këshilli i prokurorëve publik me dy të tretat e shumicës, përfshirë edhe shumicë të votave të deputetëve që i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button