Sot në LSDM do të flitet për rastin “Reket”

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot në paraqitjen para mediave informoi se në rend dite në Këshillin Qendror të LSDM-së do të bisedohet për ngjarjet e fundit, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen nëse do të  ketë përgjegjësi edhe nga funksionarë të LSDM-së, ai theksoi se përgjegjësinë e caktojnë organet hetimore. Për secilin që e ka shkelur ligjin, madje edhe nëse ka indikacione për këtë gjë, theksoi ai, do të ketë distancim politik prej tij, gjithsesi derisa nuk e tregon pafajësinë e tij ose nëse tregohet fajtor.

“Ne besojmë se duhet të jemi shembulli më i mirë për rivendosjen e besimit në sundimin e ligjit, shtetit ligjor. Ky rast që u hap, janë shembuj të çështjeve që ekzistojnë edhe në botë, por pyetja është se si i trajton shteti ato, si i trajton ekzekutivi ato. Jam i lumtur që kemi mundësuar një shoqëri, ku ekzekutivi ka krijuar kushte të plota, organet hetimore dhe gjyqësore, çfarëdo që të jenë, të hetojnë lirshëm, të argumentojnë lirshëm, të mbledhin prova dhe të veprojnë. Sigurisht që vendimet duhet të respektohen nga të gjithë”, shtoi Zaev.

 

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button