Tifozët serbë “Delije” sërish të dhunshëm

“Duam të sigurojmë skuadrën zvicerane se nuk do të ketë incidente”.

Në konferencën që i parapriu ndeshjes në Ligën e kampioneve me Young Boys, trajneri Vladan Milojeviç ishte i bindur se tifozët miq nuk do të shkaktonin trazira në turneun evropian, por shpejt mbështetësit problematikë të Crvena Zvezdës përgënjeshtruan teknikun, madje e bënë në mënyrën më të keqe me trazira dhe të lënduar.

Dhuna, zhurma, përleshjet dhe thirrje nacionaliste kanë qenë prezentë edhe para edhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Bernë kundër Young Boys, transmeton TopChannel.

5 qytetarë zviceranë kërkuan ndihmën mjekësore pas problemeve me ultrasit e grupit famëkeq Delije. Ultrasit serbë thyen gjithashtu disa dyqane ndërsa u shoqëruan nga policia helvetike deri në orët e para të së enjtes.

UEFA ka thirrur delegatin e ndeshjes për të diskutuar mbi incidentet pasi kjo nuk është hera e parë që Crvena Zvezda shkakton probleme, e me të gjitha gjasat, episodet e fundit do të sjellin mbylljen e stadiumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button