RMV nënshkroi tri marrëveshje për bashkëpunim ndërkombëtar me Kazakistanin

Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë e RMV-së dhe prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit, Gizat Nurdaulletov, sot në Shkup nënshkruan tri marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndihmë në sferën e drejtësisë.

Në takim, ministrja Deskoska theksoi se për të paraqet nder të madh dhe kënaqësi t’i nënshkruajë marrëveshjet bilaterale nga fusha e ndihmës ndërkombëtare juridike. Bëhet fjalë për marrëveshje për bashkëpunim: për ekstradim, për ndihmë të ndërsjellët juridike në materien penale dhe për transfer të personave të dënuar.

Nga pavarësimi, Republika e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kazakistanit nuk pati marrëveshje bilaterale, ndërkaq duke pasur parasysh se ky shtet i Azisë Qendrore nuk është nënshkrues i konventave nga sfera, mes shteteve paraprakisht nuk ekzistonte bazë juridike për veprim rreth lëndëve për ekstradim, transfer dhe ndihmë të ndërsjellët juridike, ceket në kumtesën e Ministrisë.

“Me zgjerimin e veprave penale me element të jashtëm në dekadat e fundit, shkalla e bashkëpunimit ndërkombëtar në jurisprudencë në sferën ndëshkuese merr përmasa të reja, ndërkaq RMV i ndjekë të gjitha trendet ndërkombëtare në sferën penale. Në këtë periudhë Ministria e Drejtësisë punon në tërë pakon e ligjeve me të cilat parashihen reforma të shumta, me qëllim të rritjes së efikasitetit të organeve të ndjekjes penale dhe gjyqësisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga Ministria e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button