Tetovë, mbahet mbledhja e Këshillit ekonomik-social

Në komunën e Tetovës është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Lokal Ekonomik-Social. Unanimisht anëtarët kanë zgjedhur përfaqësuesin e komunës së Tetovës, Irfan Odai si kryetar të këtij këshilli. 

Gjithashtu është zgjedhur zëvendëskryetari dhe sekretari i këshillit, ndërkaq mbledhja ka vazhduar me prezantimin e aktiviteteve të planifikuara të Këshillit Lokal Ekonomik-Social në kuadër të implementimit të projektit të USAID-it- rrjetit rinor për përvetësimin e shkathtësive për punësim, rrjetit YES.Ky këshill që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës është themeluar në kuadër të programit të USAID-it i mbështetur edhe nga ambasada e SHBA-ve në Maqedoni dhe ka për synim aftësimin e të rinjve për tregun e punës. 

Këshilli ka gjithsej 15 anëtarë , të cilët përfaqësojnë komunën e Tetovës, Agjencinë për Punësime të Maqedonisë, Qendrën për Punësim në Tetovë, shkollat e mesme, gjithashtu ka përfaqësues nga Oda e zejtarëve në Tetovë, nga Agjencia për përkrahjen e ndermarrjeve si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare rinore lokale.

Këshilli ka për synim të lidh punën e gjitha institucioneve pjesëmarrëse në mënyrë që të lehtësojë rrugën për punësimin e të rinjve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button