Irani prezantoi sistemin vendor të mbrojtjes ajrore

Presidenti Rouhani tha se sistemi i mbrojtjes ajrore Baver 373 është më i fuqishëm se sistemi rus S-300 dhe shumë i përafërt me atë S-400

Irani prezantoi sistemin vendas të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi, i cili thuhet të jetë më i fortë se ai rus S-300 dhe i përafërt me sistemin S-400, raporton Anadolu Agency (AA).

Prodhimi vendor “Baver (Besim) 373” i Iranit me rreze të gjatë veprimi, u prezantua në kryeqytetin Teheran në një ceremoni ku mori pjesë presidenti Hassan Rouhani.

Rouhani, në fjalën e tij në këtë ceremoni, tha se sistemi i mbrojtjes ajrore Baver 373 është më i fuqishëm se sistemi rus S-300 dhe shumë i përafërt me atë S-400.

Presidenti iranian, i cili gjithashtu bëri vlerësime mbi marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet e SHBA-së, tha se Washingtoni “zbaton terror ekonomik duke bllokuar ligjet dhe vendimet ndërkombëtare” pas largimit nga marrëveshja dhe planifikon të arrijë qëllimin e tij përmes presioneve.

– Karakteristikat e “Baver 373”

Autoritetet iraniane theksojnë se “Baver 373” mund të asgjësojë objektiva në 200 kilometra largësi dhe 27 kilometra lartësi.

Siç thuhet, i pajisur me lançues vertikalë dhe radarë të emëruar si “Miraç 4” që mund të përqendrohen në gjashtë objektiva në të njëjtën kohë, “Baver 373” mund të lançojë lloje të ndryshme të raketave nga toka në ajër, përfshirë edhe raketat vendase “Seyyad 4”.

Ndryshe, Irani filloi të zhvillojë sistemin “Baver 373” pasi në vitin 2010 ish-presidenti rus Dimitry Medvedev si rezultat i sanksioneve të OKB-së pezulloi marrëveshjen prej 900 milionë dollarësh për sistemet S-300 të nënshkruar në vitin 2007 midis Moskës dhe Teheranit.

Megjithatë, Rusia përfundoi transferimin e sistemeve S-300 në Iran në vitin 2016 pas heqjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit si rezultat i arritjes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nga e cila SHBA u largua njëanshëm vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button