Ambasadorja britanike Gallovej: “Reketi”, mundësi që të dëshmohet zbatimi jo-selektiv i ligjeve

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së drejtës, ka deklaruar sot ambasadorja britanike Rajçel Gallovej, duke komentuar ngjarjet e fundit me rastin “Reket”. Sipas saj, kjo aferë është një mundësi e mirë që të tregohet zbatimi jo selektiv i ligjeve, transmeton Alsat M.

“Efikasiteti dhe integriteti i mbarë sistemit juridik është parakusht për stabilitet nacional dhe zhvillim. Rasti “Reket” është mundësi që të dëshmohet zbatimi efektiv, i shpejtë dhe jo- selektiv i ligjeve në aspekt lokal. Qytetarët duhet të shohin nëse shteti ka qasje të barabartë ndaj sundimit të së drejtës”, u shpreh Rajçel Gallovej, ambasadore e Britanisë së Madhe.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button