Ganiu e mirëpriti Ardijan Azemin – kampionin e Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Nations Cup”

Me përkushtimin dhe pasionin e një profesionisti të vërtetë, boksieri Ardijan Azemi shkëlqeu në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Nations Cup” në Vrbas të Serbisë duke fituar kështu medaljen e artë në konkurrencën e fortë të boksierëve nga mbarë bota.

Pas këtij suksesi të madh, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti djaloshin e artë dhe me këtë rast ai u shpreh: “Nder dhe krenari ndjej saherë që pres Ardijan Azemin – kampionin dhe shembullin më të mirë për gjithë të rinjtë dhe trajnerin e tij Naser Haruni! Ardijan, unë të falënderoj shumë për nderin që na e ke sjellë dhe të jam mirënjohës në emër të të gjithë qytetarëve të Çairit që në vazhdimësi po promovon vlerat tona më të larta sportive para syve të botës. Mua dhe Komunën e Çairit do të na kesh gjithmonë në përkrahjen tënde në hapat e tua të guximshme drejt sukseseve të ardhshme!“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button