Lëvizja Besa: Të zbardhet rasti “Reket”, por mos të lihen anash edhe hetimet për anëtarët e BDI-së

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik, komenton partia Lëvizja Besa, njofton Portalb.mk.

Kjo parti e  inkurajon Prokurorinë Publike që “mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Reket“.

Lëvizja Besa apelon deri te prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morën nga rasti “Reket” t’u shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen.

“Pasi deri më tani kemi vlerësuar se qasja e Prokurorisë Publike Speciale ka qenë selektive dhe e njëanshme, inkurajojmë që ata të procesuojnë sa më shpejt hetimet edhe për të dyshuar potencial nga regjimi i kaluar që janë politikisht aktiv në partinë e quajtur BDI.” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

“Rikujtojmë që çdo drejtësi e vonuar është vrasje e shpresës për një ardhmëri më të mirë në Maqedoninë e Veriut. Lëvizja Besa ashtu si në fillim edhe sot mbetet e pa lëkundur në qëndrimet e saj se askush nuk duhet të bëjë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në këtë shtet. “ thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button