Shkup, policia ne NTQ dhanë detaje për autobusin e shkrumbuar në lagjen Gjorçe (FOTO+VIDEO)

Sot në mëngjes në ora 09:40 autobusi dykatësh i linjës 5 së Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit të Shkupit (NTQ) është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Komunës së Gjorçe Petrovit, në rrugën “Gjorçe Petrov” kur autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë që shkonin në drejtim të qendrës së qytetit, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të policisë dhe vet ndërmarrjes, nuk ka të lënduar por është shkaktuar dëm material.

“Zjarri është shuar plotësisht nga ana e zjarrfikësve në ora 9:50. Nuk ka të lënduar”, informojnë nga policia për Portalb.mk.

Autobusi i djegur Shkup

NTQ informoi për Portalb se ende nuk dihet shkaku i incidentit.

“Shoferi i autobusit tha se duke vozitur ka parë tym në katin e sipërm të autobusit, ai e ka ndalur automjetin dhe me aparat për shuarjen e zjarrit ka tentuar të shuajë atë. Në ndërkohë ka parë edhe shkëndija dhe më pas zjarr. Ka thirrur në ndihmë zjarrfikësit” thonë nga NTQ për Portalb.mk.

Autobusi i djegur Shkup

Kontrolli i brendshëm i NTQ-së ka dalë në terren dhe heton shkaqet e incidentit.

Autobusi djegur Shkup
Autobusi i djegur Shkup
Autobusi i djegur Shkup
Autobusi i djegur
Autobusi i djegur
Autobusi i djegur
Autobusi i djegur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button