Zgjedhjet në Kosovë më 29 shtator ose 6 tetor

Kosovarët, me shumë gjasë, do të votojnë parakohshëm, në nivel kombëtar, më 6 tetor. Kjo, siç mëson Klan Kosova, është data më e mundshme për zgjedhjet e reja, te cilat bëhen të domosdoshme pas shpërndarjes së pritshme të Kuvendit, që është paraparë të ndodhë nesër.

Një datë tjetër që është përmendur, është 29 shtatori, por për të dielën e fundit të këtij muaji ka më pak mundësi të votohet.

Pika 2 e nenit 66 të Kushtetutës së Republikës thotë që zgjedhjet e reja, në raste të shpërndarjes së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.

Të dyja këto data, pra 29 shtatori dhe 6 tetori janë brenda periudhës së paraparë ligjore, nëse legjislatura e 6-të e shpallë veten të pavlefshme, nesër.

Data e shpalljes së zgjedhjeve është kompetencë e presidentit. Hashim Thaçi pritet ta bëjë të ditur ditën e votimit, të premten.

Klan Kosova mëson po ashtu se fushata parazgjedhore do të zgjasë 10 ditë. Në rast se votohet më 6 tetor, atëherë subjektet politike do të kenë të drejtë të bëjnë kampanjë të ligjshme elektorale nga 24 shtatori deri më 4 tetor. Dita pasuese, pra 5 tetori, do të jetë heshtje zgjedhore, e cila zgjatë edhe të dielën, deri në orën 19, kur sipas ligjit mbyllen vendvotimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button