Katica Janeva në Gjykatën Penale, ky gjykatës do të vendos për paraburgimin e saj

Katica Janeva, prokurorja speciale publike arriti në Gjykatën Penale, ku ajo do të nxirret para gjykatësit paraprak për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për paraburgimin e saj, transmeton Portalb.mk.

PTHP kërkoi arrestimin e Janevës për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare për rastin “Perandoria” dhe përfitime personale që dyshohet se arrijnë rreth 290 mijë denarë.

Përkujtojmë se sot policia e kontrolloi dy herë shtëpinë e Janevës në Kozle të Shkupit, Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ku shkoi të sekuestron kompjuterin e saj  si dhe kontrolloi shtëpinë e saj në Gjevgjeli.

Pas kontrollimit të dytë që i bëri policia shtëpisë së Janevës, atë e morën dhe e dërguan në Gjykatën Penale. Gjykatësi Sedat Rexhepagiç është ai që do të vendosë për paraburgimin e Katica Janevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button