Receta më e shijshme e patateve në tigan me mish të pjekur

Kjo është një recetë me të vërtetë fantastike, shumë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, sallatë jeshile apo spinaq me lëng limoni, djathëra e salca të ndryshme por edhe turshi të përgatitura në shtëpi.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org hapat që ju duhen për të përgatitur këtë recetë të mrekullueshme lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Patetave me Mish të Pjekur

Përbërësit

4-5 thela të majme mish qengji apo viçi

7-8 kokrra patate mesatare

Kripë

Piper

1 kokërr qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim kaloni mishin në zierje për vetëm 15 minuta në ujë me kripë.

Parangrohni furrën dhe pasi të keni zierë mishin 15 minuta futeni të piqen në furrë me pak vaj ulliri dhe piper.

Shtojini dy gota ujë nga lëngu ku po e zienit në mënyrë që të mos thahet.

Ndërkohë, patatet qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

Vendosni në zjarr një tigan të madh, shtoni vaj ulliri dhe kaurdisni qepën e grirë imët derisa volumi i saj të bjerë.

Më pas shtoni kubikët e patateve, kaurdisini për disa minuta, shtoni edhe pak kripë dhe më pas shtoni një gotë e gjysmë ujë nga lëngu i mishit dhe lërini në zjarr derisa lëngu të avullojë.

Provojini me pirun nëse patatet janë zbutur sa duhet, nëse jo atëherë shtoni edhe pak lëng mishi derisa patatet të jenë gati.

Ndërkohë, pasi mishi të jetë pjekur nxirreni nga furra, prijeni në copa të vogla shtojeni tek tigani i madh i patateve bashkë me lëngun ku mishi është pjekur dhe receta është gati.

Për më shumë shije të freskët mund ta spërkasni me pak majdanoz.

Nëse preferoni, kur të përgatisni patatet mund të shtoni edhe karota të prera në kubikë gjithashtu apo perime të tjera sipas preferencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button