Zyrtare: Fiorentina transferoi futbollistin e njohur francez

Klubi italian i futbollit Fiorentina sot ka njoftuar nënshkrimin e lojtarit të lirë francez Franck Ribery, transmeton Anadolu Agency (AA).

”ACF Fiorentina me kënaqësi njofton nënshkrimin e Franck Ribery“, thuhet në kumtesën e klubin nga Seria A.

Nga klubi njoftojnë se Ribery do të zyrtarizohet të enjten në stadiumin “Artemio Franchi”.

Përfaqësuesi francez u nda nga klubi i Bundesligës, Bayern Mynih, në fund të sezonit të kaluar pasi kaloi 12 sezone me klubin gjerman.

Ai fitoi nëntë tituj në Bundesligë, gjashtë kupa të Gjermanisë, si dhe titullin e Ligës së Kampionëve UEFA në vitin 2013.

Lojtari anësor 36-vjeçar ka shënuar 124 gola dhe ka dhënë 182 asiste në 425 ndeshje për klubin nga Bundesliga.

Para se t’i bashkohej Bayernit, Ribery gjatë karrierës së tij ishte pjesë e ekipeve Boulogne, Ales, Brest, Metz, Marseille dhe klubit turk Galatasaray.

Ribery shënoi 81 paraqitje për përfaqësuesen franceze dhe shënoi 16 gola për shtetin e tij.

Ai ishte pjesë e ekipit të Francës gjatë Kampionatit Botëror FIFA 2006 në Gjermani, ku ekipi i tij ishte i dyti, pasi u mund në penalti në finale nga Italia me rezultatin 5-3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button