Maqedonia në fund nga vendet e Evropës sipas qasjes përmes internetit në administratën publike

Çdo i banor i pestë i Maqedonisë, vitin e kaluar, ka hyri në administratën publike përmes internetit, ndërsa një në njëzet ka parashtruar ndonjë formular zyrtar, tregojnë të dhënat e agjencisë evropiane për statistikë EUROSTAT, transmeton Portalb.mk.

Për krahasim, në Bashkimin Evropian mesatarisht çdo qytetar i dytë ka realizuar qasje përmes Internetit deri te informacionet ose shërbimet e administratës shtetërore dhe ndërmarrjet publike, ndërsa çdo person i tretë ka parashtruar formular për ndonjë shërbim nga shteti.

Maqedonia është në fund sipas përdorimit të internetit për të hyrë deri te informacionet ose shërbimet  e administrata shtetërore, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Në krahasim me mesataren evropiane, qytetarët e Maqedonisë përdorin internetin dy herë e gjysmë më rrallë për të marrë informacion nga një autoritet shtetëror. Evropianët, nga ana tjetër, kanë gjashtë herë më shpesh kanë parashtruar formularë të plotësuar deri te administrata shtetërore përmes Internetit.

Të dhënat e EUROSTAT-it për “qytetarët të cilët kanë përdorur internetin për bashkëveprim me autoritetet publike” kanë të bëjnë me përdorimin e internetit nga qytetarë të moshës 16 deri në 74 vjeç, të cilët kanë marrë informacionin nga faqja e internetit e autoriteteve publike, kanë kërkuar formularë zyrtar ose kanë parashtruar ndonjë formular përmes internetit.

Në fund të listës së EUROSTAT-it, përveç Maqedonisë, gjenden Rumania, ku sajtet e shërbimeve publike vizitohen pesë herë më pak, ndërsa nëntë herë më pak bëhet parashtrimi i formularëve të plotësuar dhe Bosnja e Hercegovina, me katër herë e gjysmë më pak qasje deri te faqet dhe katër herë më pak parashtrim të formularëve, krahasuar me mesataren evropiane.

Më pak se mesatarja evropiane përmes internetit realizohet qasja deri te autoritetet shtetërore në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi, por mesatarja e tyre është më e mirë se ajo e Maqedonisë.

Në nën e kundërt krahasuar me qëndrimin e Ballkanit ndaj komunikimit në internet me shërbimet publike, qytetarët e vendeve skandinave e përdorin onlajn qasjen te   informacionet dhe shërbime publike. Më shumë se 90 për qind e banorëve të Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë vijnë deri te informacionet e shërbimit publik përmes internetit, ndërsa plotësimi dhe parashtrimi i formularëve elektronikë është praktikë e rreth 80 për qind të banorëve të Danimarkës, Suedisë dhe Islandës tregon tabela e EUROSTAT-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button