Himarë, Shqipëri: U shemb restoranti i pronarit i cili terrorizoi turistët spanjollë (FOTO+VIDEO)

IKMT shembi sot restorantin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës. Për më shumë se dy orë makineritë e rënda të IKMT shkatërruan pronën e Kokëdhimës me motiavionin se ishte pa leje dhe kishte zaptuar një tokë publike. Familjarët e tij që ishin prezent nuk bënë rezistencë. IKMT bën me dije se aksioni do vijojë në të gjithë bregdetin, shkruan Dosja.al.

HIMARË- Është shembur sot lokali “Panorma” në Porto Palermo. Mjete të rënda, forca të shuma policie dhe inspektor të IKMT rrethuan lokalin dhe më pas bën shembjen e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se godina ka qenë pa leje dhe tashmë ajo është rrafshuar. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Në këtë aksion kanë qenë prezent familjar të Mihal Kokëdhimës, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por vetëm kanë hequr ato sende u janë dukur me vlerë. E para që u rrëzua ishte tabela e këtij lokali, dhe më pas është shembur dhe pjesa e restoranit, ku për pak orë gjithçka u rrafshua.

LEXO: U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button