Qeveria: Arrestimi i Janevës, dëshmi se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit

“Rasti “Reket”, në të cilin dyshohet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, konfirmon se përpara drejtësisë dhe ligjeve secili është i barabartë dhe i përgjegjshëm”, deklaroi në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha, pasi që sot u arrestua shefja në dorëheqje e PSP-së, njofton Portalb.mk.

“Qeveria bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur, i cili duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe duhet t’i nxjerrë në pah të gjitha detajet. Rezultati nga hetimi duhet të bazohet vetëm në dëshmi dhe në përputhje me rregullat e së drejtës. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët, nga i pari deri i fundit. Institucionet e pushtetit ekzekutiv, qëndrojnë në dispozicion me tërë kapacitetet e tyre për organet hetuese dhe gjyqësore”, tha Hoxha, duke shtuar se lirimi i tërësishëm i sistemit gjyqësor jep rezultate.

Qeveria i ftoi të gjitha institucionet që të vazhdojnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorimin e këtij rasti për përdorim negativ nga ana e armiqve të proceseve integruese të vendit tonë, për të penguar RMV-në në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Qeveria pret nga të gjitha hetimore, gjyqësore, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale luftë të mëtutjeshme të pakompromis kundër formave më të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Hoxha.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, sot policia ka zbatuar aksion për arrestimin e prokurores speciale, Katica Janeva. Policia paraprakisht e ka bastisur shtëpinë e Janevës, ndërsa sipas më pas edhe zyrën në PSP, ku ia kanë marrë kompjuterin personal të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button